Chelsea në ankth, lëndohet edhe Palmeri

Chelsea në ankth, lëndohet edhe Palmeri

Sport September 25, 2025 - 21:29

Chelsea ka marrë një tjetër goditje me lëndim, pasi Cole Palmer mungoi në stërvitje para përballjes së radhës në Premier League kundër Brighton.

23-vjeçari sapo ishte rikthyer nga një lwndim i vazhdueshëm në ijë gjatë barazimit 2-2 me Brentford, por u detyrua të largohej herët nga fusha në humbjen 2-1 ndaj Manchester United.

Sipas “Sky Sports”, Palmer nuk mori pjesë në stërvitjen e ditës së enjte për shkak të problemeve të vazhdueshme, duke ngritur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e së shtunës, ku vitin e kaluar shënoi katër gola ndaj Brighton.

Chelsea shpreson që mesfushori i talentuar të rikuperojë, pasi skuadra pati vështirësi në fitimin e ndeshjes së Carabao Cup ndaj Lincoln, pa të në fushë.