Po shkëlqen në Çeki, Rrahmanit i rritet vlera në tetë milionë euro

Po shkëlqen në Çeki, Rrahmanit i rritet vlera në tetë milionë euro

Sport September 24, 2025 - 23:30

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, ka një vlerë të re në treg sipas faqes së njohur “Transfermarkt”.

Ylli i Dardanëve e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, si me përfaqësuesen, ashtu edhe me klubin e tij Sparta Praga. Vlera e tij në treg është rritur nga 5 në 8 milionë euro.

Në këtë edicion, Rrahmani ka zhvilluar 15 ndeshje me ekipin çek në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asistim.