
Hansi Flick me fjalë të mëdha për dyshen e mesfushës Pedri - De Jong: Kanë një nivel të jashtëzakonshëm
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lavdëruar ndikimin e dyshes së mesfushës, Pedri dhe Frenkie de Jong, duke theksuar se po luajnë në një nivel të jashtëzakonshëm këtë sezon.
Flick gjithashtu u pajtua me lëvdatat e ish-lojtarit të Manchester United, Paul Scholes, për Pedrin, pas performancës brilante kundër Newcastle United në Ligën e Kampionëve.
“Kur je sulmues, ke më shumë fokus. Nëse Scholes, i cili ishte një lojtar i mrekullueshëm, e thotë këtë, është një gjë e mirë, sepse ai e di për çfarë flet. Pedri është në një nivel të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Frenkie”, tha Flick.
Trajneri gjerman shtoi se është shumë i kënaqur me atmosferën në stërvitje dhe se performanca e dyshes ndihmon ekipin të vazhdojë të përmirësohet.
De Jong është bërë një figurë kyçe në ekip dhe Flickut e vlerëson shumë bashkëpunimin me holandezin. “Nuk kam ndjerë kurrë se është kritikuar. Për mua, është fantastike ta kem atë në ekip. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe flas shumë me të sepse më pëlqen të dëgjoj mendimin e tij”, shtoi trajneri.
Pedri dhe De Jong kanë formuar një nga partneritetet më të forta në Evropë dhe kanë ndihmuar Barcelonën të regjistrojë pesë fitore nga gjashtë ndeshje këtë sezon.
Dyshja do të jenë çelësi për sfidën e madhe të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së javën e ardhshme, ku Barcelona synon të shfaqë fuqinë e mesfushës së saj brilante.