
Zyrtare: Klodian Duro largohet nga FC Liria
FC Liria ka njoftuar se Klodian Duro është larguar nga klubi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit të klubit, Duro është larguar nga klubi për arsye personale. /Zëri
Postimi i plotë:
Njoftim zyrtar
Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.
FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.
Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës.