Hansi Flick për vendin e dytë të Yamalit në Topin e Artë: Është një motivim për të, ai do të ketë shanse për ta fituar atë

Hansi Flick për vendin e dytë të Yamalit në Topin e Artë: Është një motivim për të, ai do të ketë shanse për ta fituar atë

Sport September 24, 2025 - 13:49

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për pozitën e dytë të Lamine Yamalit në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt të hënën, kur dy protagonistët kryesorë për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual ishin Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal.

Fitues i kësaj gare doli Dembele, ku arriti të bëhet francezi i parë që fiton një “Top të Artë”, kurse i dyti përfundoi Lamine Yamal.

Për kët pozitë ka folur tekniku i Barcelonës, Flick, ku tha se është një motivim për të në vitet e ardhshme dhe se me siguri ai do të ketë shanse për ta fituar atë.

“Është një motivim për të në vitet e ardhshme dhe Lamine e merr këtë me pozitivitet. Ai do të ketë shanse për të fituar ‘Topin e Artë’, me siguri”, tha gjermani. /Zëri