Kupa e Italisë, Milani dhe Juventusi mësojnë kundërshtarët e 1/8 së finales

Kupa e Italisë, Milani dhe Juventusi mësojnë kundërshtarët e 1/8 së finales

Sport September 24, 2025 - 09:39

Pas përfundimit të ndeshjeve të rundit të dytë të Kupës së Italisë, janë përcaktuar disa nga çiftet e 1/8-ve të finales, ku skuadrat e mëdha si Juventusi, Milani dhe Napoli tashmë e dinë kundërshtarin e tyre.

Milani u kualifikua pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Lecces në “San Siro”. Falë këtij suksesi, “kuqezinjtë” do të përballen me Lacion në rundin e ardhshëm, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Olimpico”, pasi bardhekaltrit e mbyllën sezonin e kaluar mbi Milanin në renditje.

Juventusi, nga ana tjetër, do të presë në stadiumin “Allianz” skuadrën e Udineses, e cila eliminoi Palermon me shifrat 2-1. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Serie A, Napoli i Antonio Contes, do të ndeshen me Cagliarin, që triumfoi 4-1 ndaj Frosinones.