CSKA Sofia e konfirmon lëndimin e Lumbardh Dellovës

CSKA Sofia e konfirmon lëndimin e Lumbardh Dellovës

Sport September 23, 2025 - 18:12

Klubi bullgar, CSKA Sofia ka konfirmuar lëndimin e pësuar të Lumbardh Dellovës në ndeshjen e fundit kampionale.

Në njoftimin e publikuar nga CSKA Sofia, bëhet e ditur se mbrojtësi kosovar u lëndua para ndeshjes ndaj Botev.

Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejme mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.

“Sot paradite, CSKA zhvilloi një seancë rikuperimi pas ndeshjes me Botev (Vratsa). Në skuadër nuk ka lojtarë me dëmtime serioze, ndërsa gjendja e Lumbardh Dellovës do të bëhet e qartë pas kontrolleve mjekësore shtesë. Mbrojtësi pësoi një problem muskulor menjëherë para ndeshjes së fundit të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit bullgar.

Gjatë këtij sezoni, Dellova ka zhvilluar shtatë ndeshje, teksa ka shënuar edhe një gol.

Lumbardh Dellova u transferua në Bullgari nga Ballkani në vitin 2024.