
Barcelona fiton bindshëm ndaj Getafes
Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Getafes, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.
Katalunasit zhvilluan një tjetër paraqitje fantastike, për të triumfuar me rezultat 3:0.
Para se të niste ndeshja, Hansi Flick bëri një ndryshim që nuk pritej duke e lënë Marcus Rashfordin në stol shkaku që ishte vonuar në stërvitje, njësoi siç bëri me Raphinhan një javë më parë.
Ishte Ferran Torres që shënoi nga afërsia pas asistimit të Dani Olmos për ta zhbllokuar rezultatin (15’).
Torres ishte në formë të shkëlqyer, duke dyfishuar epërsinë pasi Raphinha e vendosi përballë portierit me një kundëraksion të shpejtë (34’).
Kurse, fitoren e Barcelonës e vulosi Dani Olmo me një gol të bukur pas asistimit të Marcus Rashford (62’).
Barcelona pas këtij triumfi shkon në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Real Madridi derisa Getafe bie në pozitën e tetë me nëntë sosh./Telegrafi/