
Prishtina merr kryesimin, Drita shënon fitoren e parë – paqe në Podujevë e Skënderaj
Ka përfunduar xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionia e Kosovës, Drita e shijoi fitoren e parë në edicionin e ri, teksa edhe Gjilani e Prishtina iu rikthyen fitoreve.
Drenica e Dukagjini u ndanë në paqe në Skëndëraj, gjersa po ashtu me barazim u mbyll edhe derbi i javës mes Llapit e Ballkanit.
Drita fitoi 2-1 ndaj Prishtinës së Re, me dy gola të shënuar nga Veton Tusha dhe Arb Manaj.
Ndërkohë, Prishtina fitoi në udhëtim te Malisheva, me shifrat prej 3-1. Me dy golat e fitores të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Gjilani fitoi ndaj Ferizajt, me shifrat prej 1-0 si mysafir.
Golin për gjilanasit e shënoi Senad Jarovic në sekondat e fundit të ndeshjes.
Derbi i javës, i luajtur në Podujevë mes Llapit e Ballkanit u mbyll me barazim.
2-2 ishte rezultati pas 90 minutave.
Golat për Ballkanin i shënoi Valentin Serebe, teksa për Llapin shënuan Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni.
Drenica po shijonte fitoren e dytë radhazi në Superligë, derisa Dukagjini barazoi në 1-1 në minutat e fundit të ndeshjes.
Tabelës momentalisht i prin Prishtina me 10 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini, por kryeqytetasit janë më të mirë në ndeshje direkte.
Ballkani është i treti me nëntë pikë. Drenica me tetë pikë është e katërta. Gjilani është i pesti me shtatë pikë.
Drita është e teta me pesë pikë.
Llapi e Malisheva mbetet në zonën e rrezikshme.