
Bayern Munichu fiton bindshëm ndaj Hoffenheimit
Sport
September 20, 2025 - 18:53
Bayerni ka marrë fitoren e katërt me radhë në katër xhirot e para në sezonin e ri në Bundesliga.
Skuadra bavareze ka shënuar fitore prej 4-1 ndaj Hoffenheimit të lojtarëve kosovarë, Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit.
Të tre lojtarët ishin në fushë nga fillimi në këtë ndeshje, me vetëm Hajdarin që i kompletoi tërë minutat.
Asllani u largua në minutën e 78-të, teksa Avdullahu në minutën e 83-të.
Golat për Bayernin i shënuan Harry Kane (tre gola) dhe Serge Gnabry.
Për Hoffenheimin shënoi Coufal.
Bayerni ka 12 pikë në katër ndeshjet e para të sezonit të ri në elitën e futbollit gjerman.