Rashford: Dua sa më shumë sezone të jetë e mundur te Barcelona

Rashford: Dua sa më shumë sezone të jetë e mundur te Barcelona

Sport September 19, 2025 - 12:33

Marcus Rashford ka thënë se dëshiron të luajë sa më shumë sezone të jetë e mundur te Barcelona.

Rashfordi shënoi dy herë në nëntë minutat e pjesës së dytë, për ta dërguar klubin katalanas drejt një fitoreje 2-1 në “St James' Park”, në ndeshjen e tij të parë në Angli që kur u largua për te skuadra e Hansi Flick si huazim nga Manchester United.

Dopjo goli përfshinte një gol mahnitës nga distanca për ta çuar Barcelonën në epërsi 2-0.

Barcelona ka një opsion blerjeje prej 26 milionë funtesh në fund të marrëveshjes së huazimit dhe Rashfordi foli për të ardhmen e tij.

I pyetur se sa sezone dëshiron të kalojë te Barcelona, Rashfordi u përgjigj: “Sa më shumë të jetë e mundur. Do ta shohim. Duhet të përqendrohem në përpjekjen për të bërë punën time dhe për të ndihmuar ekipin në çfarëdo mënyre që mundem”.

Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se ishte një vendim i lehtë për të nënshkruar me ndërkombëtarin anglez kur u shfaq mundësia.

Flick tha në konferencën e tij për shtyp: “Kur na u dha kjo mundësi, ishte në rregull: duhet ta bëjmë. Fola me të para se gjithçka të shkonte në rrugën e duhur. I thashë: Dua të të kem në ekipin tim dhe i thashë, jam i lumtur. Për mua, ai është një lojtar i shkëlqyer. Gjithashtu skuadra e ndihmon shumë. E kontrolluam shumë ndeshjen me Pedrin, Frenkie De Jong, nuk është e lehtë të na bësh presion. Kjo i jep sulmuesit mundësinë të gjejë hapësirat e duhura pas vijës së fundit të kundërshtarit dhe përpara. Ai kishte këtë forcë që mund ta përdorë. Shpejtësia e tij, kontrolli i tij me topin dhe përfundimi i tij janë të pabesueshme”. /Zëri