
Sot mbahet aktiviteti i vrapimit i gjeneratës së Pavarësisë
Sport
September 19, 2025 - 09:23
Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me aktivitetin tradicional, vrapimin e gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës.
Të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2008 do të vrapojnë sot në sheshet ose vendet e tjera të caktuara nga komunat, të cilat i janë bashkuar projektit këtë vit.
Qëllimi i projektit të nisur në vitin 2012, është që të lindurit në vitin 2008, të jenë pjesë e një rruge të përbashkët që nga fëmijëria e deri në moshë madhore, duke e mbajtur gjallë kujtimin dhe krenarinë për vitin e shtetformimit.
Vrapimi i sotëm, që shënon edicionin e 11-të, mbahet në komunat e Prishtinës, Podujevës, Gjakovës, Istogut, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa Dragashi e organizon javën tjetër.
Aktiviteti nis në orën 11:00.