19 tifozë të Atalantës arrestohen në Paris para ndeshjes me PSG-në

19 tifozë të Atalantës arrestohen në Paris para ndeshjes me PSG-në

Sport September 17, 2025 - 19:43

Në Paris janë arrestuar 19 tifozë të Atalantës, pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen të martën mbrëma në qendër të kryeqytetit francez, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të ‘Europe 1’, incidentet ndodhën pranë Qendrës Pompidou dhe Les Halles, ku ultrasit e Atalantës dhe ata të PSG-së u përleshën në Rue des Lombards.

Disa persona të maskuar provokuan dhunë dhe shkaktuan dëme materiale, ndërsa policia ndërhyri me forca të shumta, duke arrestuar 19 persona për dhunë, armëmbajtje dhe shkatërrim prone.

Nga ana tjetër, PSG reagoi me një deklaratë, duke theksuar se individët e përfshirë në këto akte dhune nuk i përkasin CUP-it – grupit të vetëm ultras të njohur zyrtarisht nga klubi – dhe se ata janë të përjashtuar prej kohësh nga Parc des Princes./rtk