
Mësohet se kur do të rikthehet nga lëndimi Amir Rrahmani
Sport
September 17, 2025 - 15:43
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme.
Rrahmani u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku Kosova humbi thellë 4:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Lojtari kosovar u rikthye menjëherë në Napoli për t’i kryer testet mjekësore dhe u kuptua se ka të bëjë me një lëndim muskolar që do ta linte atë jashtë fushave për më shumë se katër javë.
Në fakt, Rrahmani pritet të rikthehet më shpejt në fushë. Në mediat napolitane raportohet se mbrojtësi dardan do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa-s në Serie A – që zhvillohet më datën 22 shtator (e hënë).