Real Madrid konfirmon lëndimin e Trent-Arnoldit, nuk dihet sa do të mungojë

Real Madrid konfirmon lëndimin e Trent-Arnoldit, nuk dihet sa do të mungojë

Sport September 17, 2025 - 12:57

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit, Alexander Trent-Arnold.

Përmes një komunikate zyrtare në platformën X, Los Blancos njoftuan se pas testeve të kryera sot (e mërkurë), Trent-Arnold është diagnostifikuar me një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Rezultati pritet të dalë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë anglezi. /Zëri