
Me këtë notë u vlerësua Zhegrova në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Juventusin
Sport
September 17, 2025 - 11:10
Juventusi arriti të barazoi 4-4 me Dortmundin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje sulmuesi me prejardhje shqiptare, Edon Zhegrova, arriti të debutojë për “Zonjën e Vjetër”, duke u futur në fushë në minutën e 86-të në vend të Kenan Yildizit.
E pas lojës janë zbuluar edhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit dhe të Lillet, i cili luajti 11 minuta.
26-vjeçari i pati 15 prekje të topit në këtë periudhë, ndërsa e kishte një duel të fituar dhe i kishte pasimet 75% të sakta. Ndërsa, mori notën 6.8 nga uebsajti “Sofascore”.
Një debutim pozitiv që është vlerësuar lart edhe nga tifozët bardhezi. /Zëri