Real Madrid, klubi me më së shumti penallti në Ligën e Kampioneve

Real Madrid, klubi me më së shumti penallti në Ligën e Kampioneve

Sport September 17, 2025 - 10:20

Real Madridi është bërë klubi me më së shumti penallti në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo falë dy golave të shënuar nga Kylian Mbappe nga penalltia në fitoren 2-1 ndaj Marseillet të martën mbrëma.

Kjo ka bërë që ekipi spanjoll të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së turneut.

Këto dy penallti bënë që madrilenët të bëhet klubi me më shumë penallti në favor në Ligën e Kampioneve, me 63 të tilla, duke lënë pas Bayern Munichun me 62 dhe Barcelonën me 56.

Ndërkohë, dy golat e shënuar dërguan Mbappen në kuotën e 57 golave në këtë turne, duke kaluar një tjetër legjendë si Rud Van Nistelroi e barazuar Tomas Muller.

Tani ai ka përpara vetëm 5 futbollistë që kanë shënuar më shumë në historinë e turneut: Cristiano Ronaldo (140), Lionel Messi (129), Robert Levandowski (105), Karim Benzema (90) dhe Raul (71). /Zëri