Atleti suedez thyhen për herë të 14-të rekordin në kërcim me shkop

Atleti suedez thyhen për herë të 14-të rekordin në kërcim me shkop

Sport September 16, 2025 - 10:35

Mund ta ngrini steken sa të doni. Mjafton që Armand Duplantis të ketë shkopin në dorë dhe do ta kalojë gjithsesi.

Atleti suedez, kampion I padiskutushëm në kërcimin me shkop vendosi një tjetër limit, duke thyer për herë të 14 rekordin personal në këtë disiplinë.

Në garimin e tij në Tokio për Botërorin e Atletikës, Duplantis kaloi stekën e vendosur në 6 metra e 30 centimetra.

Suedezi e nisi garimin e tij me 5 metra e 55 centimetra në provën e parë.

Më pas, nën heshtjen e gjithë stadiumit që shoqëroi provën e fundit, 25-vjeçari vendosi limitin e radhës në kërcimin me shkop, duke kaluar 6 metra e 30 centimetra.

Për ta kuptuar mbretërimin e kampionit olimpik në këtë disiplinë, mjafton të shohësh që australiani Kurtis Marshall u rendit në vendin e dytë pasi kërceu 31 centimetra më pak.

Një rezultat që as ëndërrohej vite më parë, derisa në skenën e atletikës u ngjit Armand Duplantis.

Tashmë vetëm qielli është limiti i atletit suedez që do të provojë të fluturojë akoma më lart në turnetë e ardhshëm. /abcnews