
Gjendet i vdekur boksieri Ricky Hatton
Sport
September 14, 2025 - 17:15
Ka ndërruar ish-boksieri i njohur britanik, Ricky Hatton.Hatton, vdiq në moshën 46 vjeçare pasi ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester.
Policia e Manchesterit ka konfirmuar se është gjetur një trup dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.Ngjarja tragjike ndodhi muaj pasi boksieri legjendar njoftoi rikthimin e tij në boks me një ndeshje të planifikuar në dhjetor.
Hatton, në karrierën e tij ka pasur 48 meçe, ku fitoi në 45 dhe humbi 3, ndër to edhe me legjenda si Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.
Ai ka arritur po ashtu të fitonte tituj të shumtë të IBF dhe WBA në peshat e lehta.