Hansi Flick konfirmon dëmtimin e Lamine Yamal, fajëson ekipin kombëtar të Spanjës

Hansi Flick konfirmon dëmtimin e Lamine Yamal, fajëson ekipin kombëtar të Spanjës

Sport September 13, 2025 - 14:39

Lamine Yamal do të humbasë ndeshjen e nesërme (e diel) kundër Valencias dhe gjithashtu mund të jetë jashtë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Neëcastle.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e konfirmoi dëmtimin e yllit të skuadrës, teksa nuk hezitoi ta kritikoj kombëtaren e Spanjës

“Lamine Yamal nuk do të jetë i disponueshëm kundër Valencias. Ai iu bashkua Kombëtares me dhimbje dhe nuk u stërvit”, ka thënë fillimisht Flick në konferencë.

“Spanja i dha qetësues kundër dhimbjeve dhe madje edhe kur fitonin, e detyronin të luante. Kjo nuk po kujdeset për lojtarët. Jam shumë i trishtuar për këtë”.

"Mendoj se kombëtarja spanjolle ka një skuadër të shkëlqyer, lojtarët më të mirë në botë, por ata nuk janë kujdesur për lojtarët e tyre dhe ky është një lajm që më trishton".

Pas konferencën dëmtimin e Yamal e konfirmoi edhe faqja zyrtare e Barcelonës me anë të një postimi.

“Lamine Yamal po përjeton shqetësime në zonën e poshtme të barkut dhe aktualisht nuk është në gjendje të stërvitet ose të luajë. Kthimi i tij në stërvitje do të varet nga evolucioni i gjendjes së tij”, thuhet në njoftim.