
Kroos godet Gjermaninë: Jemi larg në garën për trofe
Pas triumfit të paharrueshëm në Botërorin 2014, Gjermania ka hyrë në një periudhë të gjatë zhgënjimesh.
Eliminim në fazën e grupeve në edicionet 2018 dhe 2022, si dhe eliminime të parakohshme në Kampionatet Evropiane – në të tetat dhe në çerekfinale.
As rruga drejt Botërorit 2026 nuk ka nisur me ritmin e pritur. Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë së Francesco Calzonës, “Pancerat” arritën vetëm një fitore të vuajtur 3-1 ndaj Irlandës së Veriut.
Edhe pse ekipi përfshin talente si Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe rritjen premtuese të Nick Woltemade, skepticizmi mbetet i lartë në Gjermani.
Për këtë situatë foli hapur ish-kampioni i botës, Toni Kroos, në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”:
“Mungon një lojtar me atë aurë që të japë bindjen se mund të gjenden zgjidhje. Ka mungesë besimi, cilësie dhe mirëkuptimi mes lojtarëve.”
Duke e mbyllur me një gjykim të ashpër, Kroos shtoi:
“Jemi vite dritë larg nga lufta për një trofe. Gjermania është shumë larg nga gara për një Kupë Bote.”
Deklarata e tij ka ndezur diskutime të reja në mediat dhe opinionin publik gjerman, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e përfaqësueses.