Caktohet qyteti që do të organizojë Final 4 të EuroLeague

Caktohet qyteti që do të organizojë Final 4 të EuroLeague

Sport September 10, 2025 - 15:06

Final Four i EuroLeague 2026 do të organizohet për herë të dytë në kryeqytetin grek, Athinë, në Telekom Center.

Në njoftimin e bërë nga Liga e Evropës thuhet: “Final Four i Basketbollit për vitin 2026 do të zhvillohet në qytetin e Athinës, Greqi. Në këtë mënyrë, ky turne prestigjioz do të rikthehet në një nga vendet më pasionante të basketbollit”.

Në kuadër të Final Four, gjysmëfinalet do të luhen më 22 maj, ndërsa ndeshja finale më 24 maj.

Sezoni i ri në garën më të rëndësishme për klube në basketbollin evropian do të fillojë më 30 shtator.