
Thirrje raciste dhe banderola kundër Kosovës, Serbia pritet të dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Anglinë
FIFA dhe UEFA pritet të ndërmarrin veprime kundër Federatës serbe të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre gjatë fitores së Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës në Beograd.
Thomas Tuchel siguroi fitoren e tij më mbresëlënëse deri më tani si trajner i Anglisë, me “Tre Luanët” që shënuan një fitore të thellë 5-0 në stadiumin “Rajko Mitic” të martën në mbrëmje.
Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford shënuan të gjithë, ndërsa Serbia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Nikola Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në fund të ndeshjes.
ë A banner symbolizing the annexation of Kosovo was displayed by Serbian fans during the match between Serbia and England.
— kos_data (@kos_data) September 9, 2025
Should UEFA punish Serbia again for this? pic.twitter.com/k6bZ94Bnqf
Kjo fitore e çoi Anglinë shtatë pikë përpara rivalëve më të afërt, Shqipërisë, në Grupin K, ndërsa Serbia është një pikë më poshtë, me një ndeshje më pak.
Ndërkohë që ishte rezultati perfekt për Anglinë, ishte një natë katastrofike për Serbinë - dhe mund të përkeqësohej edhe më shumë për ta për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre.
Federata Serbe e Futbollit lëshoi një deklaratë përpara ndeshjes duke u bërë thirrje tifozëve të sillen mirë, duke shtuar se organi drejtues ishte gjobitur me 600.000 funte nga FIFA dhe UEFA për shkelje të përsëritura të rregullave nga mbështetësit e Serbisë.
The fight in the Serbia end which saw riot police called against England after Vucic supporters attacked fans for singing against the presidentpic.twitter.com/WaMRO9COh3
— Sam Street (@samstreetwrites) September 9, 2025
Por ky mesazh me sa duket u injorua kundër Anglisë, me disa incidente të diskutueshme që e përshkuan ndeshjes.
Përpara dhe gjatë ndeshjes, tifozët serbë mund të dëgjoheshin duke brohoritur “Kosova është Serbi”, teksa u panë gjithashtu duke valëvitur një banderolë provokuese që tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb.
Më vonë, ndeshja u ndërpre për pak kohë pasi turma e tifozëve i drejtuan një laser në fytyrë Konsës.
Menjëherë pas rifillimit, një mesazh i paralajmëronte tifozët kundër përdorimit të laserëve dhe mjeteve piroteknike.
Gjatë gjithë ndeshjes dëgjoheshin edhe vërshëllima nga tifozët e Serbisë.
ë Last night at the Serbia–England match, criminal groups controlled by Aleksandar Vuëië brutally attacked fans, including parents with children, simply because they chanted against @avucic.
— VirtuelniVuk (@BeforeA70547047) September 10, 2025
We demand strong sanctions against the Serbian FA! ë@FIFAcom @UEFA @FIFPRO @FA pic.twitter.com/fJMXPxovkF
Kjo shkaktoi konfuzion në momentet e fundit të ndeshjes, me lojtarët dhe gjyqtarët që besonin se loja kishte mbaruar 30 sekonda më herët përpara se gjyqtari Clement Turpin të jepte shenjë që loja të vazhdonte.
Ndërkohë, në një incident të veçantë, policia u detyrua të hynte në tribuna pasi tifozët vendas filluan të këndonin këngë antiqeveritare dhe përkrahësit kriminelë të Aleksandr Vuçiqit filluan t’i rrahin njerëzit që këndonin këto këngë.
FIFA dhe UEFA ende nuk kanë lëshuar një deklaratë mbi incidentet me tifozët, por Federata serbe e Futbollit pritet të përballet me ndëshkime të mëtejshme, duke përfshirë gjoba të mundshme dhe mbyllje të stadiumit. /telegrafi
Ekipa Milana Radoiëiëa došli po nalogu ëvalege na stadion. Huljine sluge sa KiM su lakmus papir apsolutnih idiota, sluëe onog koji ih je izdao i prodao i još su spremni da ëine zloëine protiv naroda na njegov mig. Buduënost ëe prouëavati taj mentalni fenomen, uveren sam u to pic.twitter.com/9wfHfOF05a
— Usrana Motka (@usrana_motka) September 10, 2025