Nuk mjafton paraqitja e mirë, Kosova U-21 mposhtet nga Spanja në Prishtinë

Nuk mjafton paraqitja e mirë, Kosova U-21 mposhtet nga Spanja në Prishtinë

Sport September 09, 2025 - 21:02

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Spanja U21 në Prishtinë me rezultat 1-3.

Përkundër një paraqitje të mirë, Dardanëve të rinj nuk i mjaftoi për të marrë pikë nga përballja me spanjollët.

Kanë qenë spanjollët që kanë kaluar të parët në epërsi pas 11 minutave lojë.

Ishte një pakujdesi në mbrojtjen e Dardanëve të rinj, derisa Joel Roca shënoi nga afërsia me portën bosh për 0-1.Vetëm 11 minuta më vonë, Kosova gjeti golin e barazimit.

Talenti i madh i Llapit, Arianit Hasani realizoi gol spetakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën baras 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë e luftuar nga të dyja kombëtaret që kërkonin me ngulm golin e epërsisë.

Goli i fitores për spanjollët u shënua në minutën e 70-të, kur sulmuesi i Udineses, Iker Bravo devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë për 1-2.

Dardanët e rinj deri në fund të ndeshjes provuan për golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe ishin mysafirët që realizuan në minutën e 90+5 për 1-3.

Anëtari i Malagas, Nino shënoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar 1-3.

Kosova pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, derisa Spanja prinë në Grupin A me gjashtë pikë sa ka edhe Finlanda.