
Mbyllet pjesa e parë baras mes Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21
Sport
September 09, 2025 - 20:04
Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Kosovë U21 - Spanjë U21 me rezultat të barabartë 1-1.
Kanë qenë spanjollët që kanë kaluar të parët në epërsi pas 11 minutave lojë.
Ishte një pakujdesi në mbrojtjen e Dardanëve të rinj, derisa Joel Roca shënoi nga afërsia me portën bosh për 0-1.
Talenti i madh i Llapit, Arianit Hasani realizoi gol spetakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.
Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën baras 1-1.