
Pas triumfit ndaj Suedisë, Kurti: Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme
Sport
September 08, 2025 - 23:36
Kosova ka arritur të fitojë ndaj Suedisë me rezultat komod 2-0 në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror 2026.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ku u shpreh i lumtur për këtë triumph të madh.
“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!” ka shkruar ai në Facebook. /Zëri