Orari i ndeshjeve të Kosovës në raundin e parë parakualifikues për FIBA EuroBasket

Orari i ndeshjeve të Kosovës në raundin e parë parakualifikues për FIBA EuroBasket

Sport September 08, 2025 - 16:07

Kosova ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.

Ndeshja e parë e Dardanëve do të jetë kundër Kuqezinjve më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në Dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.

ADVERTISING

Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.

 

Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.

Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026. /Telegrafi/ 

Orari i ndeshjeve

27 nëntor 2025

Sllovakia-Shqipëria

30 nëntor

Shqipëria-Kosova

27 shkurt 2026

Kosova-Sllovakia

2 mars 2026

Shqipëria-Sllovakia

2 korrik 2026

Kosova-Shqipëria

5 korrik 2026

Sllovakia-Kosova