Carlos Alcaraz, kampion i “Us Open 2025”

Carlos Alcaraz, kampion i “Us Open 2025”

Sport September 08, 2025 - 00:02

Carlos Alcaraz ka mposhtur rivalin e tij të përbetuar Jannik Sinner 3-1 në sete për të fituar titullin e 6 grand slam dhe të 2 në “Us Open”.

Alcaraz ishte i paprekshëm në setin e parë ku fitoi 6-2, duke humbur të dytin në të cilën Sinner triumfoi 6-3. Mirëpo Alcaraz ktheu formën në setin e tretë dhe të katërt duke fituar 6-1 dhe 6-4 për të triumfuar në New York.

Me këtë fitore Alcaraz ka rikthyer vendin e parë në ranglistë dhe duke e rrëzuar Sinnerin nga froni pas 65 javëve. /Klankosova