
Granit Xhaka pas ndeshjes me Kosovën: Po të luanim si në pjesën e parë, do të shënonim gjashtë apo shtatë gola
ombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas përfundimit të këtij takimi në një prononcim të shkurtër për mediat foli edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Xhaka deklaroi se në rast se Zvicra do të luante me intensitetin e lojës së parë, atëherë rezultati do të kishte qenë edhe më i thellë.
“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar”.
“Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6-0 ose 7-0”.
“Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45”.
“Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, ka thënë Xhaka./Telegrafi/