
Gjermania nis kualifikueset e Botërorit me një humbje tronditëse në Sllovaki
Sonte u zhvilluan ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në disa ekipe, dhe surpriza më e madhe erdhi nga Bratislava, ku Gjermania u mposht 2-0 nga Sllovakia në raundin e parë të Grupit A.
Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 42-të me golin e David Hanckos, pas një asisti të saktë nga David Strelec.
Vetë Strelec vulosi rezultatin në minutën e 55-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke e vënë nën presion të madh “Panzerët”.
Gjermania u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e kthesës. Loja e ngurtë dhe mungesa e ideve në sulm bënë që verdiktit t’i shtohej pesha e një disfate zhgënjyese që e gjunjëzoi ekipin e Julian Nagelsmann në Bratislavë.
Me këtë rezultat, Gjermania e nis në mënyrën më të keqe fushatën kualifikuese dhe tashmë e sheh veten në një pozitë të pafavorshme.
Megjithatë, duke qenë në një grup relativisht të lehtë me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun, katër herë kampionët e botës mbeten favoritë për të siguruar një biletë në Kupën e Botës 2026.
Spanja gjithashtu i nisi kualifikueset sonte, duke mposhtur në mënyrë rutinore Bullgarinë 3-0 në Sofje.
Çështja e fituesit u zgjidh në pjesën e parë nga Furia, kur Mikel Oyarzabal, Marc Cucurella dhe Mikel Merino shënuan për ta.
Derbi i mbrëmjes pa Holandën dhe Poloninë të barazonin 1-1 në Roterdam. Golat shënuan Denzel Dumfries dhe Matty Cash.