
Shqipëria fiton minimalisht ndaj Gjibraltarit
Sport
September 04, 2025 - 20:04
Shqipëria ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Gjibraltarit.
Në miqësoren e zhvilluar në Gjibraltar, kuqezinjtë fituan, por nuk shkëlqyen.
Ndeshja u përcaktua nga një penallti e minutës së 69-të.
Ishte Jasir Asani që e konvertoi në gol 11-metërshin.
Tani, Shqipëria do të kthehet në Tiranë, aty ku pas pesë ditësh do ta presë Letoninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.