
Shqipëria dënohet me 200 mijë dollarë për ndeshjen me Serbinë
FIFA ka publikuar dënimet që ua ka shpërndarë federatave për ndeshjet kualifikuese të muajit qershor.
Federata Shqiptare është dënuar me gjobën më të madhe, 171 mijë euro (200 mijë dollarë), për shkak të disa shkeljeve gjatë ndeshjes së 7 qershorit ndaj Serbisë në Tiranë.
Në akuzat e UEFA-s përfshihet edhe pengimi i himnit kombëtar, si dhe transmetimi i “një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.”
Kujtojmë se për këtë ndeshje, Federata Shqiptare dhe Qeveria e Shqipërisë kishin marrë masa jashtëzakonisht të rrepta për të mos pasur asnjë incident.
Madje, nuk kishin dhënë bileta për Tifozat Kuq e Zi, të cilët nuk ishin fare në stadium.
Megjithatë, përkundër kësaj, Shqipëria ka marrë një gjobë të madhe nga organi më i madh drejtues i futbollit në botë.