
Sot nis gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”
Sport
September 04, 2025 - 11:03
Federata e Çiklizmit e Kosovës ka nisur sot garën ndërkombëtare “Tour of Kosova 2025”, e cila do të zgjasë deri më 6 shtator.
Sipas njoftimit, gara do të nisë në orën 12:00 prej sheshit “Ibrahim Rugova” në Prishtinë dhe do të vazhdojë nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Pjesëmarrës pritet të jenë qindra garues nga shtete të ndryshme. KOK-u u uron fat dhe suksese garuesve tanë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri