Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Sport September 03, 2025 - 15:42

UEFA i ka caktuar referët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të luhet të premten mbrëma në Basel, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa referi i njohur polak do të asistohet nga bashkëvendësit, Tomasz Listkeiewicz e Adam Kupsik.

Referi i katërt do të jetë Pawel Raczkowski, kurse refer videoasistent Tomasz Kwiatkowski dhe asistent i referit videoasistent, Woijciech Myc, po ashtu të gjithë nga Polonia.

Image