
Donnarumma flet për largimin e tij nga PSG-ja
Sport
September 03, 2025 - 15:08
Gianluigi Donnarumma ka folur për largimin e tij nga PSG-ja dhe marrëdhënien e tij me trajnerin, Luis Enriquen.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Luis Enriquen. E vlerësoja sepse ishte vërtet i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm me mua”.
“Nuk e di, është gjëja e duhur që trajneri të marrë vendimet e veta. Mbështetja e shokëve të ekipit më bëri të kuptoja vërtet se çfarë i dhashë PSG-së dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
Gigi iu bashkua Cityt deri më 30 qershor të vitit 2030. /Zëri