Para ndeshjes, Akanji: Kosova, shumë e fortë dhe agresive

Para ndeshjes, Akanji: Kosova, shumë e fortë dhe agresive

Sport September 03, 2025 - 12:46

Ylli i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur sot në konferencë për shtyp para sfidës të së premtes me Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti më i ri i Interit e ka vlerësuar lart ekipin Dardan, por ka insistuar se Helvetikët duhet ta fitojnë këtë lojë për ta nisur mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

“Ne nuk e patëm një kampanjë të mirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian. Barazuam dy herë pasi na shënuan në minutën e fundit. Këtë të premte patjetër që do të synojmë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi. Por nuk është një kundërshtar i lehtë (Kosova), ata janë shumë të fortë dhe agresivë. Ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premten”, u shpreh futbollisti i deridjeshëm i Manchester Cityt.

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.