Zyrtare: Ilkay Gundogan transferohet te Galatasaray

Zyrtare: Ilkay Gundogan transferohet te Galatasaray

Sport September 03, 2025 - 10:24

Ilkay Gundogan është transferuar te Galatasaray nga Manchester City.

Lajmi është konfirmuar nga klubi turk, përmes një komunikate zyrtare në platformën X.

Mesfushori ka kaluar te gjiganti turk si agjent i lirë. Lojtari do të jetë pjesë e Galatës deri në vitin 2027.

“Është arritur një marrëveshje me Manchester City Football Club Limited për transferimin falas të futbollistit profesionist Wlkay Gündowan.

Është nënshkruar një kontratë me lojtarin, e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/2027, sipas kushteve të mëposhtme:

Një tarifë e garantuar sezonale prej 4.500.000 € neto do të paguhet për sezonin 2025-2026, dhe 4.500.000 € neto për sezonin 2026-2027.

Me respekt njoftohet publiku”, thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri