Yamal: Lopezi donte të qëndronte te Barça që nga fillimi

Yamal: Lopezi donte të qëndronte te Barça që nga fillimi

Sport September 02, 2025 - 21:52

Lamine Yamal e ka diskutuar situatën e mesfushorit Fermin Lopez i cili këtë verë u lidh me një transferim te Chelsea.

Ai tha për bashkëvendësin e tij se ka dashur që nga fillimi të mbetet te klubi i tij.

“Ne po bënim shaka me Ferminin për transferimin në Angli… por ai është i lumtur në Barcelonë. Askush nuk dëshiron të largohet”, ka thënë Yamali për TVE.

“E pyetëm për atë ofertën nga Anglia, por Fermini tha se është i lumtur këtu, nuk kishte plane për t’u larguar”.