
Ruben Neves bën tatuazh Diogo Jotan
Sport
September 02, 2025 - 21:21
Futbollisti portugez Ruben Neves ka bërë një tatuazh prekës në kujtim të mikut të tij më të ngushtë, Diogo Jota.
Portugezi humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik së bashku me vëllain e tij më 3 korrik.
Tatuazhi, i vendosur në pulpën e këmbës, tregon një përqafim mes dy shokëve.
Dyshja ishin miq të ngushtë, duke u afruar së tepërmi gjatë kohës së përbashkët në Wolves.