Zhegrova në Juventus, babai i tij: Një ditë e paharrueshme dhe e veçantë për familjen

Zhegrova në Juventus, babai i tij: Një ditë e paharrueshme dhe e veçantë për familjen

Sport September 02, 2025 - 19:34

Edon Zhegrova e siguroi kalimin në Juventus nga Lille dje, duke qenë në qendër të vëmendjes në ditën e fundit të merkatos.

Pas këtij transferimi, ka ardhur edhe reagimi i babait të Edonit, Lulzim Zhegrovës.

Ai e cilësoi si të paharrueshme këtë ditë.

“Shumë i lumtur që Edoni erdhi në Juventus, është një ditë e paharrueshme dhe e veçantë për familjen”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.