
Zyrtare: Drenica nënshkruan me portierin e talentuar të Kosovës U-17, Dion Meha
Sport
September 02, 2025 - 18:45
Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit të talentuar të Kosovës U17, Rion Meha.
17-vjeçari vjen nga Ingolstadt (Bundesliga U19), ku ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij.
Në Gjermani, Meha njihet si një prej portierëve më premtues të brezit të ri dhe është renditur në top 5 portierët me perspektivë në futbollin gjerman.
Ky transferim shihet si një investim i madh i Drenicës për të ardhmen, por edhe një forcim i menjëhershëm për portën e skuadrës nga Skenderaj.