
Jack Grealish, i lumtur me kalimin te Evertoni
Sport
September 02, 2025 - 18:19
Jack Grealish ka treguar formë të shkëlqyeshme në këtë fillim sezoni te skuadra e re, Everton.
Ai në dy takimet e para të sezonit ka dhuruar katër asistime, dyfishin e atyre që i kishte dhënë për dy vjet te skuadra e Cityt.
Për këtë aventurë të re, Grealish sikur hodhi thumba për ish trajnerin e tij Pep Guardiolan, duke thënë se e ndien veten të ringjallur dhe që po e shijon përsëri futbollin.
29-vjeçari është asistuesi më i mirë për momentin në top 5 ligat kryesore dhe po ashtu ai udhëheq në duelet e fituara dhe driblimet e suksesshme.