Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë

Sport September 02, 2025 - 16:47

 Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit!

Projekti parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+.

Stadiumi pritet të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme, ka shpalosur drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.