Lamine Yamal: Çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë

Lamine Yamal: Çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë

Sport September 02, 2025 - 16:44

Lamine Yamal, ylli 18-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës, i ka vënë syrin Topit të Artë, duke thënë se do të ishte i emocionuar ta fitonte atë në një moshë kaq të re.

Ylli i ri i Barcelonës ka folur për çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën do të ishte i pabesueshëm, dhe individualisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë – kushdo që thotë të kundërtën gënjen”, ka thënë fillimisht Yamal nga kampi i ekipit kombëtar spanjoll.

“Të jesh atje në moshën 18 vjeçare është diçka për t’u vlerësuar dhe shpresojmë që të ndodhë”, përfundoi ylli i Barçës.

Yamal është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë 2025, me një garë të mundshme kundër Ousmane Dembele të PSG-së për çmimin e madh.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për 22 shtator në Teatrin e Chatelet në Paris.

Barcelona gjithashtu ka të nominuar Pedrin, Robert Lewandowskin dhe Raphinhan.