Nuk ka fitues në “Zahir Pajaziti”

Nuk ka fitues në “Zahir Pajaziti”

Sport September 01, 2025 - 18:41

Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës është mbyllur sot me përballjen mes Llapit dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, pas një loje të luftuar, ku të dyja skuadrat shënuan në pjesën e dytë.

Llapi kaloi i pari në epërsi falë golit të Kushtrim Shabanit në minutën e 60-të, duke e entuziazmuar publikun vendas.

Mirëpo, Drita arriti të rikthehet në lojë dhe të barazojë rezultatin në minutën e 80-të, me Kristal Abazajn që shënoi pas një asistimi nga Besnik Krasniqi.

Me këtë barazim, Llapi arrin kuotën e dy pikëve pas tri ndeshjeve të para të kampionatit, ndërsa Drita regjistron pikën e saj të parë këtë edicion, pas dy ndeshjeve të zhvilluara./rtk