Foda flet për mosftesën e Celinës
Foto: Laura Hasani

Foda flet për mosftesën e Celinës

Sport September 01, 2025 - 15:51

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se arsyet përse nuk janë ftuar në ekip Bersant Celina dhe Emir Sahiti nuk mund t’i bëjë publike, por që ka theksuar se me të dy ka biseduar.

“Edhe Bersant Celina edhe Emir Sahiti e dinë arsyen se përse nuk janë ftuar në ekip këtë radhë. Me të dy kam biseduar, por kjo informatë nuk është për t’u ndarë me publikun. Në të ardhmen do të bisedoj prapë me ta dhe do të shohim...”, tha Foda gjatë konferencës së sotme për media.