Foda flet për mungesën e Zhegrovës dhe Rashicës, ka disa fjalë edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës

Foda flet për mungesën e Zhegrovës dhe Rashicës, ka disa fjalë edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës

Sport September 01, 2025 - 12:30

Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë në muajin shtator.

Dardanët do të përballen më 5 shtator ndaj Zvicrës në udhëtim dhe tri ditë më vonë presin Suedinë në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për mungesat e dy anësorëve, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

“Jemi në kërkim të zgjedhjeve të reja dhe në të kaluarën kemi treguar se jemi të gatshëm të përballojmë të gjitha mungesat. Jemi shumë optimistë që në ndeshjet e radhës edhe me mungesat e tilla do t’ia dalim. Jemi shumë optimistë se do të kemi rezultat të mirë”, ka thënë Foda.

Foda u pyet edhe për ndeshjen ndaj Zvicrës fillimisht, duke thënë se e njohin mirë kundërshtarin dhe ia dinë pikat e forta dhe ato të dobëta.

Gjermani beson se nëse paraqitemi si ekip i bashkuar, nuk do të mungojë rezultati pozitiv.

“Se a do të fitojmë apo jo do të shihet të premten. Nuk jam parashikues. Por kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta të saj.

“Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbatojmë të gjitha në fushë mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim”, tha Foda. /telegrafi