
Zyrtare: Muhamet Hyseni rikthehet tek Llapi
Sulmuesi kosovar Muhamet Hyseni ka kompletuar rikthimin e tij tek Llapi.
Këtë e ka bërë me dije vet faqja e Llapit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Hyseni i është bashkuar Llapit në formë huazimi nga ekipi danez Horsens deri në fund të sezonit.
Rikthimi i Hysenit tek Llapi po shihet si një përforcim i madh për Tahir Batatinën drejt arritjes së objektivave.
Njoftimi i plotë i Llapit, pa ndërhyrje:
Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, i cili vjen në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens deri në fund të këtij edicioni.
Golashënuesi më i mirë i Superligës 2023/24 me 26 gola, pjesë e formacionit të vitit dhe Kombëtares së Kosovës, ka zgjedhur të rikthehet në ekipin e zemrës, ndonëse kishte oferta të shumta edhe nga klube të tjera.
Dokumentacioni tashmë është kompletuar dhe ‘Momo’ do të jetë i gatshëm të ndihmojë ekipin që nga ndeshja e nesërme derbi ndaj Dritës.
Mirë se erdhe në shtëpi, Momo! Na priftë e mbara dhe me sa më shumë gola për klubin tënd të zemrës.