Krasniqi pas suksesit historik të Dritës: Do të jemi më të qetë në fazën e grupeve

Krasniqi pas suksesit historik të Dritës: Do të jemi më të qetë në fazën e grupeve

Sport August 28, 2025 - 22:32

Kapiteni i skuadrës së Dritës, Besnik Krasniqi, ai i cili edhe ia siguroi plasmanin ekipit të tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve duke shënuar nga pika e bardhë për rezultatin 1-0 ndaj Differdange, tha se ky sukses është më i madhi që e ka arritur në karrierën e tij.

Në një prononcim për “Artmotion” pas përfundimit të ndeshjes, ai tha se tash që Drita ka kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ata do të jenë edhe më të qetë, duke aspiruar ngjitjen sa më lart.

Ndërkaq, ai falënderoi familjen e vet, tifozët dhe të gjithë ata që e mbështetën skuadrën gjilanase në rrugëtimin e saj evropian.

Drita ka mposhtur mbrëmjen e sotme skuadrën nga Luksemburgu Differdange me rezultat 0-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 3-1 në të mirë të “Intelektualëve”.