
Shkëndija eliminohet nga play-offi i Ligës së Europës, vazhdon me Dritën në Konferencë
Sport
August 28, 2025 - 22:29
Shkëndija nuk ka arritur ta arrijë fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut u mposht 4:1në Bullgari nga Ludogorets, duke u eliminuar.
Në Shkup para një jave, Shkëndija triumfoi 2:1 ndaj Ludogorets, por nuk arriti ta ruante rezultatin.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:1 për bullgarët, kurse në vazhdime kuqezinjtë e Tetovës i pësuan edhe dy gola.
Përkundër eliminimit, Shkëndija vazhdon në fazën e ligës së Ligës së Konferencës bashkë me skuadrën e Dritës.